Flash News

KRYESORE

Studimet shkencore: Nëse rrini 3 ditë pa ngrënë forconi sistemin imunitar

Studimet shkencore: Nëse rrini 3 ditë pa ngrënë forconi

Nëse do pyesim nutricionistët, në mënyrë kategorike e ndalojnë dhe sugjerojnë që është e dëmshme për shëndetin. Por studimi më i fundit pretendon se ka vërtetuar shkencërisht efektet positive të mosushqyerjes për tre ditë. Studimi është kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, sias të cilëve pot ë mos ushqehesh për tre ditë me radhë, por vetëm të shuash etjen përmes ujit, “rifreskon” dhe rigjeneron sistemin imunitar.

Studimi ka përfshirë persona që u kanë qëndruar larg ushqimeve për 72 orë. Ata u janë nënshtruar analizave para, gjatë dhe pas përfundimit të “grevës së urisë”. Rezultati është se gjatë dhe pas kësaj periudhe, trupi i njeriut prodhon më shumë rruaza të bardha gjaku, që janë mburoja kryesore e sistemint imunitar të organizimit tonë ndaj infeksioneve, viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

“Me anë të kësaj u hapet drita jeshile qelizave staminale që të pasurojnë dhe të rindërtojnë gjithë sistemin tonë imunitar”, thotë Valter Longo, profesor i shkencës së biologjisë në Universitetin e Kalifornisë dhe një ndër autorët kryesorë të studimit.

Kjo teknikë është ende në fazë studimore, por autorët e këtij studimi shprehen të bindur për rezultatet e saj pozitive edhe tek personat që vuajnë nga sëmundje të rënda, si kanceri apo dëmtimi i sistemit imunitar nga kimioterapia.

Burimi: The Telegraph

Të fundit