All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Studimi, 83% e njerëzve vuajnë nga depresioni pas moshës 38-vjeçare

Studimi, 83% e njerëzve vuajnë nga depresioni pas moshës
All - Paragraf - 1

Sëmundjet mendore shpesh keqkuptohen, pasi kur dikush vuan nga shqetësimi klinikal apo depresioni, një pjesë dërrmuese e publikut mendon se personat e prekur thjesht mund ta kalojnë atë sëmundje.

All - Paragraf - 3

Një studim i ri, i kryer nga Universiteti Duke, thekson se sa e pazakonshme është të mos përjetoni ndonjë çrregullim mendor pa i mbushur 38 vjeç. Nga 988 pjesëmarrësit e këtij studimi, vetëm 171 nga ta kishin treguar se asnjëherë nuk kanë vuajtur nga shqetësimi, depresioni apo sëmundje të tjera mes moshës 11 dhe 38 vjeç.

Kjo do të thotë se derisa të arrini moshën 38-vjeçare, duke supozuar se gjithçka do të jetë e njejtë, ju mund t’i përkisni 83 përqindëshit të njerëzve që vuajnë nga ndonjë sëmundje mendore.

Nga këta 83%, thuajse gjysma e pjesëmarrësve kishin thënë se kanë përjetuar ndonjë çrregullim mendor si problemet me kujtesë afatshkurtër etj. Ndërsa të tjerë kanë treguar se kanë përjetuar çrregullime kronike mendore, si depresioni afatgjatë, çrregullimi bipolar etj.

Vlen të kujtohet se deri vonë është besuar që rritja në një familje të pasur, shëndeti i mirë fizik dhe nivelet e larta të inteligjencës kanë qenë indikatorë të një shëndeti të mirë mendor, studimi nuk e pohon këtë. Përkundrazi, studimi tregon se njerëzit të cilët rrallëherë kishin shprehur emocione negative, kishin pasur jetë të shëndetshme sociale.

Të fundit