Flash News

KRYESORE

Studimi: Bebet me kokë të madhe janë më inteligjentë

Studimi: Bebet me kokë të madhe janë më inteligjentë

E dinit ju që bebet me kokë të  madhe janë më inteligjentë? Këtë e thotë një studim i kryer në Britaninë e Madhe.

Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, i cili është publikuar në revistën ‘Molecular Psychiatry’, kishin hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm kur e kishin bërë këtë zbulim të ri, shkruan telegrafi. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.

Gjatë analizave të tyre, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste të ndryshme.

Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja prej 13.5 – 14 inçëve janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës së tyre.

 

Të fundit