Flash News

KRYESORE

Studimi, dëmet shëndetësore që vijnë si pasojë e ndotjes akustike

Studimi, dëmet shëndetësore që vijnë si pasojë e

Në të gjithë Shqipërinë niveli i zhurmave është jashtë normave të Bashkimit Europian, por Tirana kryeson si qyteti më i zhurmshëm, nga monitorimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ku niveli i ndotjes akustike shkon deri në 80-90 decibel gjatë ditës dhe 60-70 gjatë natës.

Ndërkohë  normat e Bashkimit Evropian janë 55 decibel gjatë ditës dhe 45 decibel gjatë natës.

Sipas studimeve, zhurmat ndikojnë në sjelljen tone dhe përtej shpërqendrimit që ndotja akustike shkakton gjatë orarit të punës, apo stresit të akumuluar nga burimet e zhurmave, si muzika e lartë, trafiku i rënduar, ndërtimet pa orar edhe gjatë natës, puna në mobileri, servise, psikologët tregojnë se efektet negative shfaqen edhe në shëndetin tonë.

Ndotja akustike ndikon edhe në humbjen e ndjeshmërisë së dëgjimit, duke qenë se personat që vuajnë nga kjo gjë janë në kontakt të shpeshtë me intensitete shumë të lartë të zhurmave.

Gjithashtu si pasojë e ndotjes akustike kemi edhe një rritje të tensionit, hipertension si dhe çrregullime të gjumit gjatë natës.

Të fundit