Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studimi: Durrësi, zonë problematike e krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor
Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar: Ballkani ka ende shumë punë. Sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, që ndryshe nga politika bën bashkë të gjithë grupet kriminale, pa dallim kombësie.
Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar: "Ballkani ka ende punë për të bërë. Sidomos kur vjen fjala tek lufta kundër krimit të organizuar në rajon, i cili ndryshe nga politika bën bashkë të gjithë grupet kriminale, pa dallim kombësie”.
Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, si pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, publikoi të hënën (20.05) në Vjenë raportin me të dhënat e mbledhura nga 20 ekspertë dhe gazetarë vendas nga shoqëria civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe në Serbi. Me temën "Zonat problematike të krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor”, raporti ka si qëllim forcimin e rolit të shoqërisë civile në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai përmban të dhëna të detajuara mbi qytetet kryesore, zonat bregdetare, pikat kufitare ose nyjet kyçe që janë më të predispozuara për t'u përdorur nga trafikantët e drogës, armëve, qenieve njerëzore, cigareve dhe të tjera veprimtarive kriminale që kryhen në Ballkan.
Harta e zonave problematike të rajonit
Raporti evidenton se krimi i organizuar i përzgjedh vendet ku vepron. Së pari, është pozicioni gjeografik i favorshëm. Ballkani ka vendndodhje strategjike për grupet kriminale që e përdorin atë si tranzit, për të kaluar më pas në tregun e madh dhe fitimprurës të Evropës. Më pas renditet qeverisja e dobët dhe e korruptuar si dhe ekonomia e dobët.
"Janë rreth 40 zona problematike që kemi identifikuar. Janë vende si Durrësi në Shqipëri, për shembull, ose Bar në Malin e Zi. Ballkani është kthyer në një portë të madhe për kokainën që futet nga Amerika e Jugut dhe këto dy qytete janë parë si pika kyçe për hyrjen e kokainës në rajon. Një tjetër zonë është pika kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës që quhet Kulla, ku vërehet një numër në rritje i aktiviteteve kriminale, duke nisur nga trafiku i drogës apo kontrabanda e cigareve ndërmjet këtyre dy vendeve. Një tjetër zonë problematike është në pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe aty kryesisht kalon kanabisi që vjen nga Shqipëria. Është shumë e lehtë të trafikosh kanabis nga njëri shtet tek tjetri sepse nuk ka shumë kontroll policor dhe nga ana tjetër policitë nuk janë të pajisura me teknologjitë më të fundit që mund t'u mundësojnë gjurmimin e drogave. Gjithashtu është i pranishëm edhe korrupsioni në radhët e forcave policore dhe një pjesë e konsiderueshme e lehtësirave që u krijohen këtyre veprimtarive kriminale mundësohen edhe nga korrupsioni. Jo vetëm korrupsioni nga policët kufitarë por edhe në instancat më të larta” – i tha Deutsche Welle-s Fatjona Mejdini, koordinatore në terren e Ballkanit Perëndimor për Iniciativën Globale.
Rivalë në politikë, bashkëpunëtorë në trafiqe
"Përveç zonave problematike ne kemi evidentuar edhe pika që i kemi quajtur zonat më vulnerable rajonale dhe e tillë është veriu i Kosovës. Ajo është një zonë gri ku kryhen të gjithë llojet e kontrabandës dhe grupet kriminale shqiptare me ato serbe kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë. Veriu i Kosovës është vendi ku krimit nuk i intereson aspak etnia. Ne shohim politikanë dhe qeveri të Ballkanit që nuk bashkëpunojnë pikërisht për çështje të kombësisë dhe etnisë dhe nga ana tjetër kemi krimin që nuk ka pengesa të tilla për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin” – thekson koordinatorja Mejdini për Dë.
"Karburanti është malli që kalon më shpesh kontrabandë, nga veriu në jug. Më pas vijnë materialet e ndërtimit, ilaçet, makinat, cigaret, ushqime, pije, dhe mallra të tjera. Llogaritet se nga këto aktivitete të paligjshme buxheti i Kosovës humbet çdo javë rreth 750,000 euro nga tarifa doganore të pambledhura. Një pjesë e mirë e këtyre mallrave nuk qëndrojnë në pjesën veriore me popullsi serbe, por transportohen për në jug në zona të Kosovës me popullsi shqiptare. Kjo tregon edhe njëherë se kur vjen puna tek rrjetet e kontrabandës, kriminelët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pavarësisht dasive etnike, apo ndarjeve gjeografike e administrative” – thuhet në raport.
A ka zgjidhje?
Raporti nënvizon, se "ndërtimi i mureve dhe mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje afatgjatë e problemeve, të cilët mund të krijojnë më shumë stimuj për aktivitete kriminale. As injorimi apo minimizimi i problemit nuk është zgjidhje. Në këtë mënyrë vetëm sa i jepet më shumë pushtet elitave të korruptuara, çimentohen praktika të padrejta, stimulohet largimi i trurit, shtohet paqëndrueshmëria, dhe largohen investitorët e huaj. Në mënyrë paradoksale, ata politikanë që luajnë rolin e nacionalistit të flaktë shpesh janë përgjegjës për dobësimin nga brenda të sovranitetit të shtetit, dhe janë të gatshëm të venë në rrezik interesat kombëtare për përfitime personale – shpesh duke bërë pazare të fshehta me "armikun,” apo edhe me shtete të huaja”.
Sipas Mjedinit, "bashkëpunimi është zgjidhja më e mirë. Përfshirja më e gjerë e shoqërisë civile, të cilën nuk e shohim shumë të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Deri tani, kjo luftë është parë si një luftë që duhet bërë vetëm nga organet ligjzbatuese dhe ky koncept është shumë larg asaj çka duhet bërë.”/Deutsche Welle/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38