Flash News

KRYESORE

Studimi: Dy kafe në ditë dhe mund t’iu zgjatet jeta

Studimi: Dy kafe në ditë dhe mund t’iu zgjatet jeta

Nëse pini 2 kafe në ditë, mund ta zgjasni jetën tuaj me dy vite. Ky është përfundimi i një studimi të ri shkencor, shkruan revista class.

Fakte për përfitimet e shumta që sjell kafja:

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një studim i kryer në Brazil zbuloi se njerëzit që pinin 2 ose më shumë kafe në ditë kishin më pak arterie të ngurta sesa njerëzit që nuk pinin. Kjo lejoi një rrjedhje më të lirë të gjakut, duke çuar në një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.

Ul rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

Disa studime kanë treguar që pirja e kafesë ju mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Dhe kafeina mendohet të jetë agjenti i mirë këtu. Sipas shkencëtarëve, ajo parandalon krijimin e beta-amiloidit, i cili zakonisht konsiderohet të jetë shkaku kryesor i Alzheimerit.

Ul rrezikun e diabetit tip 2

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Minesota zbuloi se gratë që pinin 6 ose më shumë filxhanë kafe çdo ditë kishin një rrezik prej 22% më pak për t’u sëmurur nga diabeti. Kjo për shkak të mineraleve, fitokimikanëve dhe antioksidantëve të pranishëm në kafe. Shkencëtarët janë akoma të pasigurt nëse kafeina gjithashtu kontribuon në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit./class

Të fundit