Flash News

KRYESORE

Studimi: Epidemia e fruthit nuk do të eliminohet para 2045-ës. Mjekët: Të vaksinohen edhe prindërit

Studimi: Epidemia e fruthit nuk do të eliminohet para 2045-ës.

Sipas studimit të fondacionit ”Bruno Kessler” (FBK) të Trentos, universitetit ”Bocconi” në Milano dhe Universitetit të Bostonit, të botuar në revistën shkencore ”eLife” epidemia e fruthit nuk do të eliminohet para vitit 2045. Për këtë është e nevojshme që të vaksinohen edhe të rriturit që kurrë nuk kanë kaluar epideminë.

“Politikat e tanishme të vaksinimit përqendrohen tek fëmijët dhe adoleshentët, duke lënë një pjesë të madhe të popullatës që nuk ishte vaksinuar në të kaluarën”, theksoi Valetina Marziano, autore e studimit. ”Studimi ynë tregon se eliminimi i fruthit nuk ka gjasa të ndodhë para vitit 2045″, përfundoi ajo.

Në Zelandën e Re epidemia po bëhet masive, pasi 1000 raste janë konfirmuar deri më tani. Shifrat i bëri publike ministria vendase e Shëndetësisë, që sqaroi se ato janë regjistruar nga periudha 1 janar deri në 5 shtator. Sëmundja ngjitëse dhe potencialisht vdekjeprurëse, është rikthyer me forcë në disa vende të zhvilluara, pavarësisht vaksinimit të disponueshëm.

 

Të fundit