Flash News

KRYESORE

Studimi, erza që lufton obezitetin

Studimi, erza që lufton obezitetin

Piperonal, një përbërës që gjendet tek piperi i zi, është zbuluar se mund të ulë ndjeshëm efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë.

Në një studim indian, minjtë që e morën këtë erëz si suplement për 6 javë kishin peshë më të vogël, më pak përqindje të masës dhjamore, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta, krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Gjithashtu në një studim të shkencëtarëve britanikë nga Kolegji Mbretëror i Londrës, u zbuluan mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi të ri për obezitetin, shifrat e të cilës thuajse janë trefishuar që nga viti 1975.

Të fundit