Flash News

KRYESORE

Studimi, femrat bjonde ne Evropë janë sa dyfishi i meshkujve

Studimi, femrat bjonde ne Evropë janë sa dyfishi i meshkujve

Femrat bjonde natyrale në Evropë, janë në numër sa dyfishi i meshkujve.

Sipas një studimi të botuar në Nature Genetics, studimi më i madh gjenetik mbi pigmentin ka marrë në analizë 300.000 njerëz me prejardhje evropiane.

Nga studimi u zbuluan 124 gjene të reja që luajnë një rol të madh në përcaktimin e ndryshimit të ngjyrave tek flokët e njeriut.

Autorët e raportit thonë se nuk janë të sigurt përse ka kaq shumë femra bjonde në krahasim me meshkujt.

Studimi u realizua nga UK Biobank, kompania amerikane e testimit të ADN-së, International Visible Trait Genetics Consortium dhe partnerët e tyre në Holandë, Australi dhe Itali.

Ata zgjodhën njerëzit me prejardhje evropiane për shkak të larmisë së tyre në ngjyrat e flokëve dhe zbuluan se meshkujt kishin dy herë më shumë gjasa sesa gratë për të pasur flokë të zeza.

Të fundit