Flash News

KRYESORE

Studimi i fundit nxjerr të vërtetat e verës. Mund të përmirësojë problemet e shëndetit mendor

Studimi i fundit nxjerr të vërtetat e verës. Mund të

Alkooli në vetvete mund të konsiderohet si depresant, por është një lloj i tij që sipas disa studimeve jo vetëm që nuk është depresant, por të ndihmon në lehtësimin e problemeve të shëndetit mendor.

Mesa duket përbërësit që gjenden tek farat e rrushit  që përmirësojnë ndjeshëm depresionin. Sipas një studimi thuhet se këta përbërës funksionojnë duke lehtësuar inflamacionet dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru.

Ky studim u krye mbi disa kavie laboratori, të cilat për 10 minuta vendoseshin në situata stresante dhe më pas për t’i qetësuar trajtoheshin me polifenol, substancë që gjendet tek farat e rrushit.

Studiuesit thanë se zbulimi i këtyre substancave të reja tek farat e rrushit janë një nga mënyrat më efektive për të trajtuar njerëzit që preken nga depresioni dhe ankthi.

 

Të fundit