Flash News

KRYESORE

Studimi i fundit/ Sëmundja e Parkinsonit mund të zbulohet përmes lotëve

Studimi i fundit/ Sëmundja e Parkinsonit mund të zbulohet përmes

Shkenctarët kanë zbuluar se disa pika lot mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së Parkinsonit dhe ndoshta edhe në gjetjen e një trajtimi që mund të ngadalësoje përkeqësimin e gjendjes.

Rezultate e këtij studimi janë publikuar ditën e djeshme tek konferenca Akademia Amerikane e Neurologjisë.

Shkenctarët testuan lotët e njerëzve të shëndetshëm dhe atyre që ishin me Parkinston dhe zbuluan se pacientët me këtë sëmundje kanë 5 herë më shumë “alpha-synuclein” molekula proteinike që formon grumbujt toksik dhe shkakton dëmtim të nervave, se njerëzit e shëndetshëm, shkruan “The Independent”.

“Besojmë se studimi ynë është i parë që tregon se lotët mund të jenë një tregues biologjik jo-invaziv, i besueshëm dhe jo i shtrenjtë i sëmundjes së Parkinsinit. Duke qenë se zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit mund të nisë vite apo edhe dekada para se të shfaqen simptomat, një tregues biologjik i tillë mund të jetë i dobishëm në diagnostikimin, madje edhe trajtimin e hershëm të sëmundjes”, ka thënë  autori i studimit, dr. Mark Leë, nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut.

Të fundit