Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Studimi i fundit: Ushqimet e gatshme dhe drithrat shtojnë rrezikun e kancerit
Një jetësë e shëndetshme të pasur me vitamina dhe ndërthurjen e ushqimeve “bio” është dieta ideale për çdo njeri që dëshiron të jetë larg sëmundjeve dhe spitaleve.
Ushqimet e bëra nga fabrikat, ku përfshihen drithrat, picat dhe çokollatat po bëhen vërtetë të rrezikshme dhe çdo ditë rrisin rrezikun e kancerit me një të katërten, tregon studimi i parë i këtij lloji.
Studiuesit paralajmërojnë se aditivët me ushqime të gatshme, “snacks” të paketuara dhe ëmbëlsira të blera nga dyqani janë “kombinimi ideal” për të shkaktuar sëmundjen.
Në Perendim çdo ditë e më shumë po shtohet shija dhe dëshira për ushqimet e paketuara dhe kjo do të rrisë rastet me kancer. Studiuesit francezë studiuan dietat e 105 mijë njerëzve.
Ata që hëngrën ushqim shumë të përpunuar gjatë tre mujorit të parë ishin 23% më të predispozuar për t`u prekur nga ndonjë lloj kanceri se çereku i atyre që hëngrën më pak ushiqme të përpunuara.
Mathilde Touvier, nga Qendra e Studimeve të Epidemiologjisë dhe Statistikave të Parisit, tha se rreziku i kancerit mund të jetë edhe më i madh në Britani pasi gjysma e ushqimeve të blera në këtë vend është bërë në një fabrikë.
Studimi francez nuk mund të provoje se ushqimi i përpunuar rrit direkt rrezikun e kancerit dhe disa ekspertë thonë se efekti ka më shumë gjasa të jetë rezultat i mungesës së vitaminave në llojet e ushqimeve që tentojnë të shiten të paketuara ose të stilit të jetesës jo të shëndetshme i atyre që kanë tendencë të hanë këto ushqime. Megjithatë, studimi nënvizon rëndësinë e një diete të pasur me fruta dhe perime sesa “crisps” dhe pica.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar mishin e përpunuar,proshutën, si kancerogjene.
Por studimi i ri dukej më gjerësisht në ushqime shumë të përpunuara (ultra të përpunuara), siç janë bukë e bërë nga fabrika, ëmbëlsira të paketuara, hamburger, drithëra, supra të gatshme dhe pijet me gaz . Kjo përfshin dhe proshutën dhe salcicet kur bëhen me prezervativë dhe “aditivë” përveç kripës.
Perimet e kripura të konservuara konsiderohen të jenë ushqime "të përpunuara", ndërsa perimet e gatuara ose të skuqura dhe të përgatitur në fabrikë, marinuar në salcat me aromatizime të shtuara konsiderohen "ultra të përpunuara", pra shumë të përpunuara.
Franca ka paraqitur rekomandime zyrtare që u bëjnë thirrje njerëzve të shmangin ushqimin e përpunuar. Dr. Touvier u shpreh se nuk ka nevojë për panik: "rezultatet sugjerojnë se do të ishte më mirë të hani ushqim të papërpunuar ose të përpunuar minimalisht. . .”.
Ndërsa Linda Bauld, e Studimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, shtoi: "Ka prova të sakta se shumë pak fruta, perime dhe fibra dhe shumë mish të përpunuar dhe të kuq në dietat tona mund të kontribuojnë në krijimin e disa llojeve të kancerit.
Burimi: The Times (Britain)