Flash News

KRYESORE

Studimi, gjumi i pasdites ndihmon në përmirësimin e kujtesës

Studimi, gjumi i pasdites ndihmon në përmirësimin e kujtesës

Sipas një hulumtimi të ri, gjumi i pasdites qetëson trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës.

Studiuesit  gjermanë nga Universiteti i “Dusseldorf” kanë kryer një test, në të cilin kanë kërkuar nga studentët të mbajnë mend një listë të emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht lojën e durimit.

Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, dhe është dëshmuar se kanë ata kanë mbajtur mend më shumë fjalë.

Përpara gjumit, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe mendime të ndryshme të marra.

Gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to dhe pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.

Të fundit