Flash News

KRYESORE

Studimi i “CIES”, 30 ekipet më të shtrenjta në botë

Studimi i “CIES”, 30 ekipet më të shtrenjta në

Observatori “CIES” i Futbollit ka vlerësuar çdo lojtar në çdo ekip të 5 kampionateve kryesore në Evropë, për të dalë në konkluzionin sesa vlejnë skuadrat bazuar në faktorë të tillë si, mosha e lojtarëve, niveli i paraqitjeve dhe kohëzgjatja e kontratave.

Studimi ka nxjerrë edhe vlerën mesatare të formacioneve titullare për secilën skuadër.

Në 30 ekipet me vlerën më të lartë, dominojnë klubet nga ‘Premier League’, me 9 të tilla, ndërsa nga ‘Serie A’ janë 8 skuadra, 5 nga ‘La Liga’, 4 nga ‘Ligue 1’, e 4 të tjerë nga ‘Bundesliga’.

Southamptoni ka zhvilluar një sezon “të tmerrshëm” në elitën e futbollit anglez, megjithatë, skuadra mbetet e fundit në listën e 30 ekipeve me vlerën më të lartë, nga 98 skuadra që kanë 5 kampionatet kryesore të Evropës.

Renditja nga vlera më e vogël tek vlera më e madhe:

Southampton - 9.9 mln paund

Fiorentina - 9.9 mln paund

Marseja - 10 mln paund

Dortmundi - 10.2 mln paund

Atalanta - 10.2 mln paund

Leverkuseni - 11.4 mln paund

Sevilla - 11.6 mln paund

Lazio - 12.5 mln paund

Evertoni - 12.8 mln paund

Leicester - 13.7 mln paund

Interi - 15 mln paund

Valencia - 15 mln paund

Lioni - 15.5 mln paund

Milani - 15.7 mln paund

Leipzig - 17 mln paund

Monako - 19.8 mln paund

Arsenali - 21.8 mln paund

Bayern Munchen - 22.3 mln paund

Roma - 22.8 mln paund

Napoli - 25.8 mln paund

Juventusi - 27 mln paund

Reali i Madridit - 31 mln paund

PSG - 34.4 mln paund

Manchester United - 34.6 mln paund

Chelsea - 35.8 mln paund

Atletico Madrid - 36.8 mln paund

Liverpool - 38.3 mln paund

Tottenhami - 45.1 mln paund

Barcelona - 48.6 mln paund

Manchester City - 55.3 mln paund

 

Të fundit