Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Autoritetet në Itali kanë zbuluar se vetëm 2.5% e italianëve, ose 1.482,000 njerëz, kanë krijuar antitrupa Covid-19 pavarësisht se është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë.
Sipas rezultateve të një studimi kombëtar të publikuar të hënën, rajoni verior i Lombardisë, më i goditur nga pandemia, raportoi numrin më të lartë të personave me antitrupa, 7.5%, ndërsa dy ishujt kryesorë italianë, Siçilia dhe Sardenja, kishin numri më i ulët prej 0.3% të popullsisë.
“Sipas anketës, pothuajse një e treta e atyre që testuan pozitivisht për antitrupa ishin asimptomatikë dhe burimi më i shpeshtë i infeksionit, në 41.7% të rasteve, është nga një i afërm që jeton në të njëjtën shtëpi.
Numri aktual i personave me antitrupa është gjashtë herë më i lartë se ai i regjistruar gjatë pandemisë”, tha Linda Laura Sabbadini, drejtore e Institutit Kombëtar të Statistikave (Istat).
Sondazhi, i kryer në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, midis 25 majit dhe 15 korrikut, testoi mostrat e gjakut nga 64.660 njerëz nga 2,000 fshatra dhe qytete në të gjithë Italinë, të ndarë sipas gjinisë, profesionit dhe grupmoshave. Sondazhi nuk përfshiu njerëz që jetojnë në institucione të kujdesit shëndetësor.
Në maj, qeveria kishte thënë se sondazhi do të përfshijë 150,000 njerëz, por "urgjenca shëndetësore e bëri procedurën e anketimit më të komplikuar", por prapë "një burim jashtëzakonisht të dobishëm të të dhënave", shpjegoi Sabbadini gjatë një konference për shtyp.