Flash News

KRYESORE

Studimi i shkencëtarëve gjermanë ndryshon perceptimin dhe masat për përballimin e koronavirusit

Studimi i shkencëtarëve gjermanë ndryshon perceptimin dhe masat

Teksa përpjekjet për të mposhtur koronavirusin vdekjeprurës dhe për ta izoluar sa më shumë të jetë e mundur atë vijojnë, një studim i disa shkencëtarëve gjermanë na tregon se kjo nuk do të jetë kaq e lehtë.

Ky zbulim i botuar në  “Gazetën e infeksioneve spitalore” e bën sigurisht më të vështirë betejën e autoriteteve dhe do të ndryshojë tërësisht masat e marra për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Shkencëtarët zbulojnë se një koronavirus mund të qëndrojë në gjendje infektive në sipërfaqe jo të gjalla në temperaturë ambienti, deri në 9 ditë.

Puna e shkencëtarëve u publikua dje dhe mori për shqyrtim koronaviruse si SARS apo Sindromën Resporatore të Lindjes së Mesme (MERS)ë

Megjithatë edhe pse nuk u mor asnjë e dhënë prej  koronavirusit që lindi në fund të vitit të kaluar, ai nCoV2019, shkencëtarët thonë edhe ky si gjithë të tjerët është i njëjtë në termat e aftësisë për të qëndruar i gjallë në ambient të jashtme.

Për shkrimin në origjinal mund të klikoni këtu.

Të fundit