Flash News

KRYESORE

Studimi kanadez për mrekullinë e një gote verë, si shndërrohet në mashtrim në median shqiptare

Studimi kanadez për mrekullinë e një gote verë, si

Gazeta Tema, OraNews, koha.net, 360grade.al, dhe disa platforma të tjera, botuan para pak ditësh një shkrim ku i referohej një studimi të kryer nga Jason Dyck i Universitetit të Alberta-s në Kanada. Është e vështirë të thuash se kush e ka marrë nga kush sepse askush nuk i referohet, si zakonisht, burimit parësor të lajmit, në këtë rast përkthyesit të artikullit, por të gjitha pa verifikuar shumëfishojnë një fake neës ose mashtrim. Që në titull Tema paralajmëron 'mrekullinë' e studimit, duke theksuar se një gotë verë në darkë është e barabartë me në 1 ore palestër. Më tej në tekst shpjegohej se sipas studimit të Dyck, resveratroli, një antikosidant që gjendet te rrushi dhe transferohet te vera ka këtë efekt çudibërës që pengon si bllokues i rritjes në peshë.

Lajmi, përveç zbulimit shkencor të hatashëm, të krijon idenë se është edhe aktual, pra studimi është i kohëve të fundit. Një kërkim në Google duke përdorur referncat e Tema-s "Jason Dyck' 'red ëine' dhe 'University of Alberta' zhvlerëson së pari njërin prej parimeve të gazetarisë që thotë se lajmi është i shqetësuar me kohën, ose duhet t'i përgjigjet pyetjes 'kur?'. Studimi në fjalë i përket vitit 2012, pra është 7 vjeçar tani. Një Zot e di sa studime për verën ka patur që atëherë!

Por, nuk është vetëm kaq mashtrimi që i bëhet lexuesit. Vetë Universiteti i Albertas duke parë, se  edhe në Amerikë dhe Kanada, studimiet i jaën bërë 'përmirësime' ka botuar një sqarim në faqen online. Ku shpjegohet se studimi nuk zbulon se të pish verë do të thotë se nuk ke pse të shkosh në palestër. Studimi thotë se resveratroli, që gjendet te vera dhe te disa fruta dhe arrorë, mund të ndihmojë pacientët që janë fizkisht të pamundur dhe duan të bëjnë ushtrime.

Për ta mbyllur, Universiteti sqaron se nëse po pini verë të kuqe për të marrë resveratrol do duhet të pish nga 100 deri në 1 000 shishe në ditë.

Të fundit