Flash News

KRYESORE

Studimi, konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikshmërinë për sëmundjet e trurit

Studimi, konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikshmërinë për

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë sugjeruar se stili i pashëndetshëm i jetesës ndikon shumë në shëndetin e trurit.

Ndërkaq këto ditë, hulumtimet e prezantuara kanë treguar se ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë 33% më të rrezikuar nga këto sëmundje.

Në bazë të eksperimenteve përgjatë shtatë vjetëve, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët konsumojnë 30.3 gramë të shtuar sheqer çdo ditë kanë 33% rrezik më të lartë të vuajnë nga Alzheimeri dhe sëmundjet e ngjashme sesa ata që konsumojnë 5.8 gramë.

Dr. Doug Brown, nga Shoqata e Alzheimerit, shprehet se ky studim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kanë sugjeruar se sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e Alzheimerit, dhe të gjitha llojet e sheqerit nga lëngjet e pemëve e deri te limonada.

Veç kësaj, sasitë e mëdha të sheqerit ndërlidhen edhe me një rrezik të shtuar të tipit 2 të diabetit.

Të fundit