Flash News

KRYESORE

Studimi, mbi 9 orë gjumë mund të shkaktojë ankth

Studimi, mbi 9 orë gjumë mund të shkaktojë ankth

Shkencëtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuluan se personat që flenë më gjatë se nëntë orë në ditë janë të prirur të kenë ankth.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Oxford-it, në krye me Stephanie Rek, realizuan studim në të cilin u përfshinë 846 persona.

Studiuesit i pyesnin pjesëmarrësit sa shpesh kanë pasur ankthe gjatë dy javëve të fundit, dhe nëse ato kanë qenë të këqija. Tek të anketuarit është vërtetuar se ankthet vijnë për shkak të shqetësimit mos kanë bërë ndonjë hap të gabuar, raporton ‘AA’.

Në këtë mënyrë kanë ardhur në përfundim se stresi dhe shqetësimi para gjumit janë shkaktar i ankthit. Krahas kësaj, është vërtetuar edhe se mbi nëntë orë gjumë rrit mundësinë e ankthit.

Rek theksoi se gjumi i tepërt rrit fazën REM, gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve, ndërsa kjo është periudha kur njerëzit kanë më shpesh ankthe.

Të fundit