Flash News

KRYESORE

Studimi mbi cigaret elektronike: Përmbajnë toksina dhe baktere rezistente

Studimi mbi cigaret elektronike: Përmbajnë toksina dhe baktere

Cigaret elektronike gjithnjë e më shumë po përdoren si një alternativë e nikotinës teksa duhanpirësit kërkojnë mënyra për të hequr zakonin e tyre.

Këto lloj cigaresh punojnë duke ngrohur një lëng të pastër të quajtur e-lëng, i përbërë nga aromatizues, propilen glikol, glicerinë dhe shpesh nikotinë.

Por përdorimi i tyre është rrethuar nga debati, duke u përqendruar në mungesën e provave lidhur me dëmet që shkaktojnë nga përdorimi afatgjatë si dhe potencialin e tyre për të vepruar si një portë për pirjen e duhanit në mesin e adoleshentëve.

Një ekip i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan identifikuan një “endotoksinë” mikrobike nga bakterie që kanë një shtresë të jashtme të fortë dhe i bën ata veçanërisht rezistent ndaj antibiotikëve.

Cigaret elektrike mund të jenë të kontaminuara me baktere dhe kërpudha të lidhura me sëmundjen e mushkërive.

Shkencëtarët kanë testuar 75 cigare elektrike me një përdorim dhe lëngjet e mbushjes, ku gjetën baktere të dëmshme në pothuajse një të katërtën e tyre. Ndërkohë, në 81 % të produkteve, glukani, një molekulë me sheqer u gjet në shumicën e kërpudhave.

“Ekspozimi ndaj toksinave shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë astmën, funksionimin e ulët të mushkërive dhe inflamacionin”, thonë studiuesit.

Të fundit