Flash News

KRYESORE

Studimi më i ri, shkrimtarët më të rrezikuarit nga vetëvrasja  dhe depresioni

Studimi më i ri, shkrimtarët më të rrezikuarit nga

Në bazë të ekspertëve që kishin studiuar më shumë se një milion persona, kreativiteti shpeshherë ndërlidhet me sëmundje mendore, ku personat më të ekspozuar janë cilësuar shkrimtarët.

Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga ankthet dhe çrregullimet bipolore, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i narkotikëve.

Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha në krahasim me njerëzit e thjeshtë. Ndërsa kërcimtarët dhe fotografët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar.

Studiuesit thonë se rezultatet e tyre hedhin dritë në çrregullimet mendore, që nga tani duhet të shikohen më ndryshe.

Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet mendore hapin rrugë për shërimin e tyre.

“Me këtë rast, mjeku dhe pacienti mund të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit e këtij hulumtim.

Të fundit