Flash News

KRYESORE

Studimi: Më pak kalori, memorie më e fortë

Studimi: Më pak kalori, memorie më e fortë

Kaloria është njësi matëse e energjisë që përmbajnë ushqimet.

Përmbushja e nevojave ditore për meshkuj dhe femra për kalori ka dallime: meshkujt 2500 Kalori ndërsa Femrat 2000 Kalori.

Një studim i ri i Universitetit Munster në Gjermani, ka vërtetuar se reduktimi i kalorive e forcon memorien.

Studimi i bërë me 50 persona mbi 60 vjeç. Personat që kanë konsumuar më pak kalori. Ata kanë pasur rezultate të mira për rikujtimin e emrave.

Në përfundim të studimit, është vërejtur se vetëm me reduktimin prej 30% të kalorive është siguruar një përmirësim i dukshëm në memorien verbale për t’i kujtuar fjalët.

Në grupet tjera të studimit nuk është vërejtur ndonjë ndryshim. Në testet e gjakut të janë vlerësuar niveli i insulinës dhe parametri hsCRP i inflamacionit.

Performanca më e mirë sigurohet te grupi të cilit i janë reduktuar kaloritë. Për të forcuar dhe për të mbrojtur kujtesën në moshën e shtyrë, duhet të hamë ushqime me më pak kalori, dhe duhet të reduktojmë sasinë e ushqimit./unikportal

Të fundit