Flash News

KRYESORE

Studimi: Më shumë se tre filxhanë me përmbajtje kafeine shkaktojnë migrenë

Studimi: Më shumë se tre filxhanë me përmbajtje kafeine

Migrena mund të shkaktohet nga konsumimi i më shumë se tre filxhanëve me kafe në një ditë.

Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundi në SHBA, shkruan revista Class.

Studiuesit nga qendra mjekësore "Deaconess" dhe Universiteti i Harvard ndoqën për gjashtë javë zakonet e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine të 98 të rriturve që vuanin nga migrena, duke analizuar shpeshtësinë e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena, që përjetonte çdo pjesëmarrës, bazuar në konsumin e pijeve, kafe apo çaj.

Po ashtu gjatë studimit u konsideruan edhe faktorë të tjerë, si konsumimi i alkoolit, stresi, zakonet e gjumit.

"Pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë, nuk duket se lidhet me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë filxhanë mund të shoqërohen me shanse më të larta të zhvillimit të një migrene”-tha doktoresha Elizabeth Mostofsky.

Të fundit