Flash News

KRYESORE

Studimi: Në ambiente të mbyllura coronavirusi reziston deri në 18 orë, në diell as dy minuta  

Studimi: Në ambiente të mbyllura coronavirusi reziston deri në 18

Një studim i publikuar së fundmi tregon se virusi covid-19 nuk i reziston nxehtësisë.

Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, dhe një ekspert i njohur ndërkombëtarisht i shëndetit publik thanë për gazetën 'La Stampa' se nga qershori, virusi mund të zbehet.

“Në ambiente të mbyllura, me lagështi 24 ° dhe 20% mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk reziston as një orë.

Sipas studimit, në diell, 24 ° dhe në të njëjtin nivel lagështie është e mjaftueshme që virusi të zhduket brenda dy minutash”, thuhet në studim.

Nisur nga ky studim, është ngritur pyetja nëse do të zhduket virusi në verë?

“Absolutisht jo. Virusi do të qarkullojë njësoj dhe ne do të duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat e higjienës dhe distancës njësoj”, sqaron studimi.

Të fundit