Flash News

KRYESORE

Studimi, njerëzit pesimist më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Studimi, njerëzit pesimist më të rrezikuar nga sëmundjet e

Personaliteti i llojit D,  i karakterizuar nga ankthi, irritimi, pesimizmi, është i lidhur me pothuajse me një trefishim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas studiuesve gjermanë, njerëzit me personalitet të llojit D kanë një rrezik më të lartë vdekjeje nga zemra dhe nga sëmundja e qelizave të gjakut.

Pas analizimit të 49 studimeve, duke përfshirë mbi 6000 njerëz, kërkuesit sugjeruan se ky lloj personaliteti ishte i rrezikuar.

Pacientët me llojin D kishin tendencë që të përjetonin nivele të larta të ankthit, irritimit dhe gjendjeve depresuese, në situata dhe kohëra të ndryshme, ndërkohë që nuk i ndanin emocionet me njerëzit e tjerë për shkak të frikës dhe mospranimit.

Ata gjithashtu kishin më shumë mundësi që të çlironin hormonin kortizol si përgjigje ndaj stresit dhe të kishin një jetë të pashëndetshme.

Të fundit