Flash News

KRYESORE

Studimi, pas  moshës 105-vjeçare jeta nuk njeh limite biologjike

Studimi, pas  moshës 105-vjeçare jeta nuk njeh limite

Nëse ka një limit biologjik ndaj jetëgjatësisë së njeriut, ky ende nuk është gjetur.

Në fakt, pasi arrihet mosha 105 vjeç, rreziku për të vdekur stabilizohet dhe qëndron konstant.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Science” dhe të drejtuar nga universiteti “Sapienza”, në bashkëpunim edhe me universitetet “Roma Tre”, “Berkeley” dhe “Southern Denmark, kjo do të thotë se pas kësaj moshe bëhet e pamundur të thuhet se cili do të jetë limiti i vazhdimit të jetës së njeriut.

Në fakt, prej shumë kohësh komuniteti shkencor ka kërkuar të kuptojë si ndryshon rreziku për të vdekur me rritjen e moshës.

Studiuesit italianë, për këtë zbulim, janë bazuar mbi të dhënat që lidhen me rreth 4 000 persona mbi 100 vjeç (shumica gra), të mbledhura mes vitit 2009 dhe 2015.

Këto të dhëna mundësuan që të verifikohet se rreziku për vdekje rritet në mënyrë eksponenciale me moshën deri në 80 vjeç dhe më pas bie deri sa arrin një konstante, pas moshës 105 vjeçare.

Zbulimi i këtij tabani, sipas studiueseve, jo vetëm që jep një përgjigje të qartë dhe të sigurt mbi nivelet e vdekshmërisë, për është thelbësore për kuptimin e mekanizmave që lidhen me jetëgjatësinë e njeriut dhe zhvillimin e teorive të reja mbi plakjen.

Ky është një konfirmim i parë i rolit që luan mbijetesa selektive, pra fakti që mbijetojnë vetëm individët më pak të brishtë dhe të prekur nga sëmundjet dhe vdekja.

 

Të fundit