Flash News

KRYESORE

Studimi: Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

Studimi: Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

Smartfoni i vendosur në kërthizë, për 30 sekonda mund të monitorojë nivelin e stresit psiko-fizik.

”Nuk ka nevojë për pajisje shtesë dhe thjesht shfrytëzon sensorët e tij të përshpejtimit normal, me të cilët mund të maten rrahjet e zemrës dhe dridhjet mekanike të prodhuara prej saj në secilën rrahje”, sipas studimit të publikuar në revistën “Sensors”, raporton ATSH.

Disa studiues e monitoruan eksperimentin për 30 sekonda, pikërisht para ngritjes nga shtrati.

Duke përpunuar siç duhet sinjalin që lidhet me aktivitetin mekanik të zemrës, studiuesit bënë matjet në rrahjet e zemrës dhe monitoruan gjendjen e aktivizimit të sistemit nervor të lidhur me nivelin e stresit.

Në eksperiment morën pjesë 16 persona.

Në këtë mënyrë ishte e mundur të verifikohej aftësia e smartpfonit për të kapur shtimin e stresit./ATSH

Të fundit