KRYESORE

Studimi: Qentë mund ta zbulojnë koronavirusin në një minutë

Studimi: Qentë mund ta zbulojnë koronavirusin në një

Teksa  në shumë shtete të botës po rriten testimet, shteti  i Finlandës po përdor qentë për të nuhatur nese jeni ose jo i infektuar me Covid-19.

“Qentë janë të aftë të nuhasin koronavirusin te njerëzit pesë ditë para se ata të shfaqin simptoma”, ka thënë për Reuters, Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë në Universitetin e Helsinkit, e cila është drejtuese e këtij testi.

“Ata janë shumë të aftë në zbulimin e koronavirusit”, ka shtuar ajo.

Pasagjerët fshijnë qafën e tyre me një rrobë dhe më pas ajo nuhatet nga qeni.

“Ky test” realizohet brenda një minute, megjithatë, kjo metodë mbetet në fazën e testimit pasi të gjithë personat kryejnë edhe tamponin.

Disa muaj më parë, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe realizuan dicka të ngjashme në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait duke përdorur qen policie.

Ditari politik

Të fundit