Flash News

KRYESORE

Studimi/ Shkencëtarët zbulojnë neurone të reja në veshin e brendshëm

Studimi/ Shkencëtarët zbulojnë neurone të reja në

Në një studim të zhvilluar së fundmi, tek minjtë janë zbuluar neuronë të reja në veshin e brendshëm.

Hulumtimi është realizuar nga shkencëtarët e Institutit Karolinska në Suedi, në sistemin e dëgjimit periferik, ku janë zbuluar këto neurone që më parë nuk diheshin.

Qelizat nervore në kërmillin e veshit, më parë i ndanin si neurone “Type 1” dhe “Type 2”, ndërsa me hulumtimin nxorrën në pah se neuronet “Type 1” përfshijnë 3 lloje të ndryshme të qelizave.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë 3 rrugë të ndryshme. Ne gjetëm detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, ka thënë lideri i ekipit hulumtues, Francois Lallemend.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

Të fundit