Flash News

KRYESORE

Studimi shkencor: Njerëzit janë të prirur të dehen më shumë në vende të ftohta

Studimi shkencor: Njerëzit janë të prirur të dehen më

Sezoni i festave është afër dhe dihet që kjo është periudha që njerëzit konsumojnë më shumë ushqime se kurrë, dhe sigurisht që pinë dhe shumë alkool.

Një studim i ri ka konfirmuar atë që ne të gjithë mendonim edhe më parë - nëse jeni në një vend të ftohtë, ju jeni më të prirur për t'u dehur.

"Është diçka që mendohej prej kohësh, por askush nuk e ka demonstruar shkencërisht", tha Ramon Bataller, autori i një studimi të Universitetit të Pitsburgut, i botuar në internet në revistën Hepatology. "Ky është studimi i parë që demonstron sistematikisht se në mbarë botën, në zonat më të ftohta dhe në zonat me më pak diell, ju keni më shumë alkool dhe pije alkoolike ".

Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Botërore Meteorologjike dhe grupe të tjera të dhënash publike për të parë se ku njerëzit pinë më shumë dhe nëse klima mund të ketë një faktor. Pra, në thelb, kjo vërteton stereotipet rreth vendeve si Wisconsin, Kanada, Irlandë dhe Rusi.

Burimi: Askmen.com

Të fundit