Flash News

KRYESORE

Studimi/ Shqipëria vendi me pjesëmarrje më të ulët në votime në historinë e pluralizmit

“Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmesë Zgjedhore” bën të ditur se vendi ynë është një  ndër shtetet me pjesëmarrjen më të ulët në votime në historinë e pluralizmit.

Jo vetëm që zgjedhjet parlamentare e 25 qershorit 2017 u mbyllën me një pjesëmarrje shumë të ulët (46.76 %), por ato patën edhe pjesëmarrjen më të ulët në të gjithë historinë e zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, në periudhën e pluralizmit.

Krahasuar me rajonin

Kosova (41.30%) dhe Shqipëria (46.76 %) janë vendet që në zgjedhjet e fundit parlamentare përkatëse në vitin 2017, ku pjesëmarrja nuk e kaloi gjysmën e zgjedhësve. Të gjitha vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi (73.41%), Maqedonia (66,79), Serbi (56,07) dhe Bosnje-Hercegovina (54,54), në zgjedhjet e fundit parlamentare përkatëse patën një pjesëmarrje më shumë se gjysma e zgjedhësve.

International IDEA

“International IDEA” është një organizatë ndërqeveritare që mbështet demokracinë në mbarë botën, tek e cila bëjnë pjesë 31 vende të ndryshme. Kjo organizatë ka edhe bashkëpunime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara si edhe Bashkimin Evropian. Ilir Sinanaj

Të fundit