Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Studimi/ Shqiptarët ndër popujt më racistë në rajon ndaj njerëzve me ngjyrë
Një studim i Universitetit të Havardit ka nxjerr në pah racizmin e lartë që ekziston në shumë shtete të Europës ndaj njerëzve me ngjyrë.
Nga studimi ku përfshihet edhe vendi ynë, rezulton se shqiptarët janë ndër popujt me racistë në rajon ndaj zezakëve. Shqipëria ka arrtur 0.371 pikë sa i përket nivelit të racizmit dhe renditet më lartë se Greqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa Serbia ka rezultuar shteti më pak racist në Ballkan, me një nivel pikësh 0.298, që është edhe më i ulti në të gjithë Europën.
Mali i Zi dhe Bullgaria janë dy shtetet e vetme që kanë përqindje më të lartë në studim se Shqipëria, ndërsa për Kosovën dhe Maqedoninë nuk ka të dhëna.
Sa i përket pjesës tjetër të Europës, çekët janë më racistët ndaj njerëzve me ngjyrë me 0.557 pikë, të ndjekur nga popujt e Europës lindore. Në Itali dhe Portugali ka gjithashtu një nivel të lartë racizmi, por ndryshe është në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Benelux apo vendet nordike ku racizmi bie ndjeshëm.
Sa i përket krahasimit të Shqipërisë me vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët renditen shumë më mirë se italianët, spanjollët, portugezët, francezët dhe finlandezët.