Flash News

KRYESORE

Studimi, Skizofrenia dëmton jo vetëm trurin por edhe trupin

Studimi, Skizofrenia dëmton jo vetëm trurin por edhe trupin

Ndryshimet fiziologjike në fillesat e skizofrenisë cilësohen si ndryshime mendore.  Skizofrenia konsiderohet si një çrregullim i mendjes, që ndikon në mënyrën se si mendon, ndjen dhe sillet një person.

Sipas studiuesve, njerëzit që janë të prekur nga skizofrenia kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet fizike dhe për më tepër të vdesin më shpejt. Kur një njeri preket nga skizofrenia, gjendja mendore dhe fizike dobësohet. Madje në disa raste, si pasojë e medikamenteve të shumta që marrin, mund të preken nga sëmundje të ndryshme, si diabeti i tipit 2.

Disa studiues kanë kryer kërkime duke matur, nivelet e hormoneve, inflamacionit, nivelet e glukozës dhe kolesterolit, te personat të cilët janë të prekur nga skizofrenia. Ata kanë vënë re se, me të vërtetë skizofrenia lidhet me trupin dhe duhet të trajtohet si e tillë.

Ekzistojnë dy teori, të cilat shpjegojnë ndryshimet, që pëson truri dhe trupi, te ata që janë të prekur nga skizofrenia.

Së pari, mosfunksionimi mirë i trupit mund të shkaktojë ndryshime në tru, që çon në skizofreni.

Së dyti, simptomat e skizofrenisë mund të çojnë në çrregullime të shëndetit fizik. Një shembull i kësaj është stresi i psikozës që shpie në nivele të larta të koortizolit, të hormoneve steroide.

Nivelet e larta të koortizolit lidhen me shtimin e peshës, diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut. Pra duket fare qartë, lidhja mes trurit, trupit dhe skizofrenisë.

Të fundit