Flash News

KRYESORE

Studimi, vaksina e re njeh qelizat e kancerit

Studimi, vaksina e re njeh qelizat e kancerit

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Maryland, kanë deklaruar se vaksinat e reja të kancerit që janë aplikuar te njerëzit kanë treguar rezultate inkurajuese .

Te një grua që vuan nga kanceri ovarian, tumori u zhduk për 18 muaj. Vaksina funksionon duke mësuar sistemin imunitar për të njohur qelizat tumorale.

Kjo metodë nxjerr qelizat imune të pacientit në mënyrë që ato të mund të zbulojnë një proteinë që është e zakonshme për shumë lloje të kancerit. Pastaj këto qeliza të modifikuara injektohen përsëri në trup.

Profesor Jan Berzofski thotë se proteina HER2 është e pranishme në kancerin e gjirit, ovarian dhe kolorektal. Një qasje e ngjashme përdoret edhe për trajtimin e disa formave të leuçemisë.

Të fundit