Flash News

KRYESORE

Studiuesi Çeka: PS e nis garën me 68 mandate, prandaj zhdukën partitë e vogla

Studiuesi Çeka: PS e nis garën me 68 mandate, prandaj zhdukën

Studiuesi Blendi Çeka argumenton se bazuar në matjet mekanike Partia Socialiste e nis garën për zgjedhjet e 25 qershorit me 68 mandate.

Çeka tha në “Tonight” në Ora News, se sistemi akutal dhe marrëveshja Rama-Basha që zhduk partitë e vogla, favorizon në mënyrë direkte dy partitë e mëdha. Sipas studiuesit, PS i ka bërë këto llogari dhe prej këtej vjen kërkesa për 71 deputetë.

“Me votën e 2013, pa koalicione dhe me përjashtimin e partive të vogla, PS e fillon garën me 68 vota. Prej këtu vjen kërkesa për 71 deputetë”, tha Çeka.

Megjithatë, dy analistët në studio, Dritan Hila dhe Artur Zheji e kundërshtuan këtë analizë duke vënë theksin se konsumimi katër vjeçar i mazhorancës.

Të fundit