Flash News

KRYESORE

Studiuesi denoncon dëmin në Tepelenë: Monumenti antik ishte mbuluar me zhavorr

Studiuesi Auron Tare ka denoncuar dëmin që i është bërë një monumenti antik në Qesarat të Tepelenës. Sipas Tare, ky monument ishte mbuluar natën me zhavorr nga firma ndërtuese dhe kjo ndodh sepse punimet nuk kontrollohen nga autoritetet.

“Kur firmat e rrugëve nuk i kontrollon njeri mund të zhduken edhe gjetje të tilla. Këto zbulime në Qesarat të Tepelenës ishin mbuluar natën me zhavorr nga firma ndërtuese. Kjo sipas punëtorëve që punonin aty. Në Qesarat ka pasur gjithmonë gjetje rastësore dhe ja tani një monument antik shumë interesant”, shkruan Tare.

Të fundit