Studiuesi denoncon Eni Çobanin për plagjiaturë: Ka kopjuar 80% të artikullit shkencor

Studiuesit Taulant Muka dhe Valdimir Kola  kanë publikuar një tjetër rast plagjiaturë në punimet shkencore, të emrave të njohur.

E fundit është fjala për juristen e njohur Eni Çobani.

Vladimir Kola denoncon rastin e dy kopjimeve pa cituar autorin e tekstit origjinal.

Kola dhe Muka kanë denoncuar për plagjiaturë në doktoratura dhe punime shkencore edhe politikanë si Mimi Kodheli, Blerina Gjylametin, Ogerta Manastirliun, Ervin Demon etj.