Flash News

KRYESORE

Studiuesi i historisë: Pse 25 maji duhet të shpallet festë kombëtare në Shqipëri

Studiuesi i historisë: Pse 25 maji duhet të shpallet festë

Studiuesi i historisë, Niko Kotherja propozon që 25 maji të shpallet festë kombëtare në Shqipëri, në nder të ditës së lindjes së Naim Frashërit. Kotherja thekson se kjo ditë duhet të jetë ditë reflektimi për çdo shqiptar.

“25 Maji duhet të shpallet Festë Kombëtare në Shqipëri. Dita e lindjes së Naim Frashërit duhet të jetë një ditë reflektimi për çdo shqiptar. Që çdo secili në këtë datë të shkruajë një germë të vetme në librin e madh të shqiptarizmit dhe ky është nderimi më i madh që mund t’i bëjë Naimit. Përulësisht ndaj jetës dhe veprës së tij, e përkujtojmë me nderim në këtë 173 vjetor të lindjes”, shkruan studiuesi.

Naim Frashëri ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës shqipe". Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare.

Të fundit