Flash News

KRYESORE

Studiuesi publikon dokumentin; fotografitë e Titos në zyrat e shtetit dhe të partisë

Studiuesi publikon dokumentin; fotografitë e Titos në zyrat e shtetit

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të vitit 1948, kur shteti shqiptar dhe ai Jugosllav ishin në kulmin e miqësisë mes tyre.

Në foto, shihet se në të gjitha zyrat e shtetit dhe të partisë qëndronin portretet e Titos dhe Enver Hoxhës.

Statusi i studiuesit:

1948/ Fotografitë e Titos në zyrat e shtetit dhe partisë

Shoqëria për Bashkëpunimin Kulturor të Shqipërisë me Jugosllavinë, merrej edhe me vendosjen e fotografive të mareshalit Tito nëpër zyrat e shtetit shqiptar. Në kohën e “miqësisë së madhe” në të gjitha zyrat e shtetit e partisë qëndronin portretet e Titos dhe Enverit. Pavarësisht zhvillimit të ngjarjeve, më 1.3.1948, sekretari i përgjithshëm i shoqërisë, Andrea Nathanaili, njoftonte në këtë mënyrë institucionet kryesore në vend:

“Ju njoftojmë se pranë administratës së kësaj shoqërie do të gjeni fotografitë e mareshalit Tito portret zyrtar, të cilat janë të nevojshme për stolisjen e zyrave. Lutemi lajmëroni dhe entet vartëse”.

Nuk kuptonin asgjë që davaja e Titos po përfundonte.

Të fundit