Flash News

KRYESORE

Studiuesit amerikanë: Obeziteti rrit mundësinë për shfaqjen e tumoreve

Studiuesit amerikanë: Obeziteti rrit mundësinë për shfaqjen

Shoqata amerikane e kancerit thotë se shtimi i rasteve të mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj dhe paralajmërojnë se problemi kërcënon të përmbysë përparimin e arritur së fundi ndaj sëmundjes së rëndë.

Shoqata ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore, nga viti 1995 deri në 2014-n, duke i botuar studimet e saj te “The Public Health Lancet”. Dekadat e fundit, provat që e lidhin kancerin me obezitetin janë shtuar ndjeshëm.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashë, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit, dhe një kancer gjaku (mikloma e shumëfishtë), janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç.

Dyshohet se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen tani me një ekspozim të parakohshëm dhe më afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës.

Të fundit