KRYESORE

Studiuesit kinezë eksperimentojnë lidhjen mes grupit të gjakut dhe koronavirusit: Këta njerëz shfaqin më shumë mundësi për infektim

Studiuesit kinezë eksperimentojnë lidhjen mes grupit të gjakut

Njerëzit me grupin e gjakut A mund të jenë më lehtësisht të prekshëm nga koronavirusi i ri, Covid-19, ndërsa ata me grup të gjakut O ka të ngjarë se janë më rezistentë më rezistentë, konkludon një studimi paraprak në Kinë, raporton South China Morning Post.

Studiuesit kinezë morën modele të grupeve të gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar me virusin në Wuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsitë e shëndetshme.

Ata zbuluan se pacientët me grupin e gjakut A shfaqën një shkallë më të lartë të infeksionit dhe treguan simptoma më të rënda. Ndërsa studiuesit thanë që studimi ishte paraprak dhe duhej më shumë punë, ata nxitën qeveritë dhe institucionet mjekësore që të konsiderojnë ndryshimet e llojit të gjakut kur planifikojnë masa zbutëse ose kur trajtojnë pacientë me virusin Covid-19.

"Njerëzit me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë për forcim të veçantë të mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit," thanë studiuesit e udhëhequr nga Wang Xinghuan me Qendrën për Mjekësi të Bazuara në Dëshmi dhe Përkthim në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan.

Në të kundërt, "grupi i gjakut O shfaqi dukshëm një rrezik më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e gjakut jo O", thanë studiuesit.

Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Wuhan, 85 kishin gjak tip A, i cili ishte 63 përqind më shumë se 52 me grupin O. Modeli ekzistonte në grupe të ndryshme moshore dhe gjinore.

Studiuesit janë ende të pasigurt sesi evoluuan grupet e ndryshme të gjakut në qëniet humane, megjithëse një teori është se ato përbëjnë “një memorje gjenetike të plagëve”.

Të tjerë studieues argumentojnë se faktorët mjedisorë siç janë lartësia, temperatura ose lagështia mund të kenë luajtur një rol për të favorizuar rritjen e popullatës së caktuar të llojeve të ndryshme të grupeve të gjakut.

Burimi: South China Morning Post

Ditari politik

Të fundit