Flash News

KRYESORE

“Stuff” për Shqipërinë: Traditat e vjetra dhe plazhet e lira mesdhetare

Shqipëria vlerësohet dhe rekomandohet nga mediat e huaja si vendi i traditave antike, plazheve të bukura e të lira mesdhetare. Stuff.nz, një media e njohur në Zelandën e Re, jep informacione mbi destinacionet dhe turizmin.

“Shqipëria ka shumë afër edhe Korfuzin, një destinacion popullor pushimi në Greqi. Por, duhet të keni parasysh, që një darkë atje mund të kushtojë 60 dollarë amerikanë, në Shqipëri për më pak se 20 dollarë amerikanë”, thuhet në shkrim. Këto avantazhe e bëjnë vendin tonë, në syrin e tyre, si një ndër vendet më të lira të Mesdheut dhe me plazhe shumë të bukura.

“Gjatë udhëtimit tonë do të mësonim se kalimi nëpër Qafën e Llogorasë është një nga rrugët më të larta të Europës. Një udhëtim emocionues ku klima ndryshon – nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare deri në mjegull dhe pyje me gjelbërim të përhershëm. Poshtë ne mund të shihnim brezin me rërë të bardhë në brigjet e Jonit. Këto plazhe të paeksploruara shumë, janë disa nga gjërat më të bukura që mund të gjeni në Mesdhe.”

Në artikull shkruhet se shqiptarët i pëlqejnë netët me muzikë elektronike, që gjallëron baret e plazhit deri në orët e vona.

“Edhe nëse jeni një person që nuk e pëlqeni jetën e natës, mund të gjeni lumturi përgjatë këtij shtrati idilik të vijës bregdetare. Ne e gjetëm atë në Qeparo, një fshat i përgjumur, i rrethuar midis maleve dhe detit. Ne u bashkuam me pushuesit vendas dhe u zhytëm në ujë, ku – sipas legjendës së madhe të Homerit – Odiseu është larë në bregun e Korfuzit.

Më lejoni të theksoj për ju, se “Vendi i Shqiponjave”, i përhumbur nga legjendat e vjetra dhe i lëvduar nga shkrimtarët, duke përfshirë një trim luftëtar të shekullit të 15-të, i quajtur Skënderbeu, mbretin Zogu ne shekullin XX dhe diktatorin komunist, Enver Hoxha, i cili e izoloi vendin për 40 vjet, duke ngritur bunkerë betoni në çdo cep të vendit.

Kur regjimi i tij komunist ra në vitet 1990, qytetarët u larguan në shtete të tjera. Sot, Shqipëria është një kapsulë kohore e traditave të lashta që përzihet me ambiciet moderne.”

 

Të fundit