Flash News

KRYESORE

Stuhi dhe reshje dëbore në SHBA, humbin jetën pesë persona

Stuhi dhe reshje dëbore në SHBA, humbin jetën pesë persona

Në SHBA, stuhia dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave. Moti i keq ka përfshirë Kansasin, Nebraskan, Missourin, Iowan, Illinoisin dhe Indianan. Sipas mediave, trashësia e borës ka arritur në mbi 30 centimetra.

Viktimat humbën jetën gjatë aksidenteve rrugore si pasojë e akullit në Kansas dhe Missouri. Në mesin e viktimave ishin një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare, makina e të cilave u përplas me një kamion të madh. Autoritet e Missourit kanë marrë më shumë se tre mijë telefonata për ndihmë.

Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1300 automjete kanë dalë nga rruga. Njësitë policore të autostradave në Missouri kanë njoftuar se qarkullimi është vështirësuar dhe se vonesat për të arritur në destinacione të caktuara mund të jenë deri në tetë orë.

Të fundit