Flash News

KRYESORE

Stuhi e madhe dëbore në Alpet e Zvicrës, humbin jetën pesë alpinistë

Stuhi e madhe dëbore në Alpet e Zvicrës, humbin jetën

Pesë alpinistë kanë humbur jetën në Alpet e Zvicrës, si pasojë e një stuhie të fuqishme bore.

Sipas policisë zvicerane, autoritetet kishin dërguar shtatë helikopterë për të shpëtuar 14 alpinistë nga Franca, Gjermania dhe Italia në rajonin Pigne d’Arolla, por për fat të keq 5 prej tyre nuk arritën të mbijetonin.

Zëdhënësi i policisë në Valais, Markus Rieder, deklaroi se alpinistët janë përballur me një erë të fuqishme, dëborë dhe me temperatura të ulëta, si dhe ishin të detyruar të kalojnë natën në qiell të hapur.

Ende nuk është bërë identifikimi i viktimave ndërkohë që alpinistët e shpëtuar janë dërguar në spital.

Alpinistët u përpoqën të arrijnë deri në Alpet Vignettes në një lartësi prej 3.157 metra mbi nivelin e detit.

Të fundit