Flash News

KRYESORE

‘Stuhi’ në Maqedoni, arrestohet ish-ministri i Brendshëm dhe disa deputetë

‘Stuhi’ në Maqedoni, arrestohet ish-ministri i Brendshëm

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov është arrestuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë Publike.

Sipas njoftimeve të para, Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend, më 27 prill, ku u plagosën disa deputetë dhe kryeministri Zoran Zaev. Çavkov për momentin ndodhet në  Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Përveç ish-ministrit të Brendshëm janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë në mesin e të cilëve gjenden edhe deputetë dhe qytetarë që morën pjesë në dhunën e 27 prillit. Mes të arrestuarve janë deputetët Kërste Mukovski, Zhaklina Stefanovska, Luben Arnaudov dhe ish-drejtori i Fondit Shëndetësor, Sashe Stefanovski.

Të fundit