Flash News

KRYESORE

Stuhi të forta pluhuri në Indi, mbi 61 të vdekur

Stuhi të forta pluhuri në Indi, mbi 61 të vdekur

Të paktën 61 njerëz kanë humbur jetën nga stuhitë e pluhurit mbrëmjen e së dielës, në katër shtete indiane.

Shteti verior i Uttar Pradesh raportoi numrin më të madh të vdekjeve, 38 viktima, ndërkohë që gjatë këtij muaji më shumë se 70 persona humbën jetën nga stuhitë e pluhurit të regjistruara më parë.

Në shtetin jugor të Andhra Pradesh, u raportuan 12 viktima, në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor 9 viktima dhe në Dehli 2 viktima.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë lajmëruar se pritet të vazhdojnë stuhitë e rërës si pasojë e erërave dhe motit të keq.

Të fundit