Flash News

KRYESORE

Stuhia detare, pezullohet aktiviteti në portin e Durrësit

Stuhia detare, pezullohet aktiviteti në portin e Durrësit

Stuhia detare shkaktuar nga reshjet e dendura dhe era kanë paralizuar aktivitetin në Portin e Durrësit.

Forca e detit që ka arritur deri në 7 ballë, ka penguar lundrimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Prej mbrëmjes së kaluar peshkarexhat nuk janë lejuar të dalin në det, ndërsa që prej mesditës, anijet tregtare kanë pezulluar lundrimin deri në përmirësim të motit.

Kapiteneria këshillon që subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundrim.

Të fundit