Flash News

KRYESORE

"Ophelia” shkakton 3 viktima, shemb stadiumin në Irlandë

"Ophelia” shkakton 3 viktima, shemb stadiumin në Irlandë

 “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, duke u bërë shkak i vdekjes së një personi. 

Nga uragan është kthyer në stuhi tropikale, duke i shkaktuar dëme të mëdha gadishullit Iberik. Shpejtësa e erës arriti deri në 130 km në orë,  duke shkaktuar disa zjarre të fuqishme në rajonin spanjoll të Galicias, ku numërohen 3 të vdekur.

Era e fuqishme ditën e sotme arriti të shembte edhe çatinë e tribunës së stadiumit në qytetin e Cork-ut në Irlandë.

Irlanda është vënë në gjendje alarmi nga afrimi i stuhisë, e për të kufizuar sa më shumë dëmet e saj, autoritetet kanë vendosur mbylljen e shkollave në të gjithë vendin.

Të fundit