Flash News

KRYESORE

Stuhia Friederike shkul pemët, vret 7 persona në Evropë me erëra 200 km/h

Ditën e djeshme tre pesona humbën jetën në Holandë, tre në Gjermani dhe një në Belgjikë pasi stuhia Friederike rrëzoi pemët, nxori kamionët jashtë rrugës dhe detyroi anullimin e qindra fluturimeve.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit pezulloi shkurtimisht të gjithë trafikun ajror, ndërsa erërat me shpejtësi deri në 140 km/h (85 mph) u regjistruan përgjatë bregdetit.

Të paktën 260 fluturime u anuluan dhe rënia e pllakave të kulmit çuan në mbylljen e terminaleve të aeroportit. Shërbimet e trenave mbarëkombëtare dhe shumë shërbime të tramvajit dhe autobusëve u ndaluan pasi u aktivizua alarmi më i lartë i rrezikut nga moti i lig.

Në Belgjikë një grua që ngiste nëpër zonën e Beausart Wood afër Brukselit vdiq kur një pemë ra në makinën e saj.  Policia holandeze tha se tre vetë humbën jetën nga pemët ose pjesë të ndryshme në incidente të ndara në Holandë.

Në Gjermani, një 59-vjeçar humbi jetën nga një pemë që u rrëzua për tokë në Emmerich afër kufirit holandez, tha një zëdhënës i qytetit dhe një shofer 68-vjeçar humbi jetën në një aksident gjatë stuhisë në Lippstadt, në Gjermaninë Perëndimore, tha policia.

Në Bad Salzungen, Gjermani, një zjarrfikës 28-vjeçar humbi jetën kur një pemë ra mbi të ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua që ishte bllokuar në makinën e saj nga pemët e rrëzuara.

Operatori hekurudhor gjerman, Deutsche Bahn, tha se kishte pezulluar pothuajse të gjithë shërbimin hekurudhor në distanca të gjata për shkak të stuhisë dhe ndërprerje tjera pritën përsëri të premten. 

Të fundit