Flash News

KRYESORE

Stuhia tropikale në Filipine, mbi 130 viktima

Stuhia tropikale në Filipine, mbi 130 viktima

Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën për shkak të një stuhie tropikale që ka goditur shtetin e Filipines. Stuhia “Tembin”, ka sjellë përmbytje të mëdha dhe rrëshkitje toke në disa pjesë të ishullit Mindanao.

Dy qytete që u prekën më shumë janë Tubod dhe Piagapo, ku një numër i madh banesash janë shembur. Ererat e stuhisë shkojnë deri në 80 kilomtera në orë. Të gjitha viktima janë regjistruar në ishullin Mindanao.

Mbi 15 mijë persona janë zhvendosur. Deri në 20 tajfune godasin këtë vend çdo vit gjatë përiudhës së shirave të rrëmbyer. Zakonisht këto fillojnë në maj ose qershor dhe përfundojnë në nëntor ose dhjetor.

Të fundit